KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Protesta në Gjermani ndaj ekstremistëve të djathtë në parlament

Protesta në Gjermani ndaj ekstremistëve të djathtë në parlament

Përfaqësimi me deputetë në Bundestag i partisë së ekstremit të Djathtë, Alternativa për Gjermaninë, duket se nuk ka qenë një lajm i mirë për qindra gjermanë të cilët mbushën mbrëmë rrugët e Berlinit dhe qyteteve të tjera, duke protestuar kundër zgjedhjes së deputetëve të kësaj partie. AFD fitoi 13 përqind të votave, dhe kjo është hera e parë në 72 vitet e fundit që një parti e ekstremit të djathtë ia del të jetë pjesë e parlamentit. Turma berlinezësh u mblodhën jashtë godinës ku anëtarët e AFD po festonin fitoren e tyre. Racizmi nuk është alternativë, AfD janë një tufë racistësh, Nazistët jashtë, ishin këto fjalët e protestuesve. Protesta u zhvilluan edhe në Këln dhe Hamburg.

Sicred