KRYEFAQJA » LAJME » Protesta në Ballsh

Protesta në Ballsh

Qindra punonjës të Kombinatit të Përpunimit të Naftës në Ballsh kanë dalë në protestë para portës së uzinës. Protesta kishte si kërkesë parësore, pagën e papaguar të muajit Nentor. Një tjetër kërkesë e tyre është edhe rifillimi i punës pasi kjo uzinë prej 15 ditësh e ka pezulluar me pretendimin e pronarëve të saj se po kryen remont. Punonjësit kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të furnizuar me lëndë të parë uzinën për fillimin e punës ose në të kundërt ata thanë se do të përshkallëzojnë protestat.

Sicred