KRYEFAQJA » LAJME » Protesta kundër qeverisë në disa qytete, kryeministri ironizon
Protesta kundër qeverisë në disa qytete, kryeministri ironizon

Protesta kundër qeverisë në disa qytete, kryeministri ironizon

Njoftimet që vijnë nga disa qytete të vendit bëjnë të ditur se grupe qytetarësh kanë zhvilluar protesta kundër qeverisë. Në Shkodër protestuesit kanë bllokuar hyrjen e qytetit, ndërsa në Kavajë protestuesit kanë bllokuar autostradën Durrës-Rrogozhinë. Në protestë kanë dalë dhe banorë të Lezhës. Protestuesit thonë se janë mbështetës të studentëve që po protestojnë në Tiranë, por edhe kundër çmimit të lartë të naftës.
Kryeministri Rama me anë të një njoftimi i ka ironizuar protestat. “Interesant! Punonjësit e Bashkisë Lezhë protestojnë si fermerë, të Bashkisë Shkodër si shoferë dhe të Bashkisë Kavajë si francezë. Studentët s’duhet të dialogojnë, po duhen mbajtur peng me çdo kusht që të përdoren si qendër graviteti e revolucionit të Lulit & Monikës. Jo politikë?” shkruan zoti Rama në rrjete sociale.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com