KRYEFAQJA » LAJME » Protesta e Zharrëzës, qeveria premton zgjidhje
Qeveria vendos dëmshpërblimin 100 përqind për Zharrëzën

Protesta e Zharrëzës, qeveria premton zgjidhje

Qeveria shqiptare u ka premtuar banorëve të Zharrëzës se do të marri të gjitha masat për të zgjidhur përfundimisht shqetësimet e tyre. Kjo është bërë e ditur nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi gjatë takimit me përfaqësinë e grevistëve të Zharrëzës të shtunën në Tiranë. Bilanci i aneksave ka qenë tronditës. Janë evidentuar 508 shtëpi të dëmtuara, prej të cilave 44 të dëmtuara rëndë dhe 26 të pabanueshme. Qeveria ka premtuar të sistemojë banorët dhe të riparoje me fondet e saj e të kompanisë së naftës të 70 banesave të demtuara rëndë apo që janë të pabanueshme. Nga banorët u kërkua që ndalimi të bëhet definitiv ç’ka u pranua dhe institucionet përkatëse do të marrin masat për ndalimin përfundimtar të injektimit të ujit teknologjik, proçes i cili është shkaktar i shkatërrimeve. Por greva e banorëve do të vazhdojë derisa ata të binden për seriozitetin e masave që do të ndërmarrë qeveria.

Sicred