KRYEFAQJA » LAJME » Protesta e studentëve vazhdon me bomba tymuese

Protesta e studentëve vazhdon me bomba tymuese

Protesta e studentëve të universiteteve publike ka njohur të hënën zhvillime të reja. Ndërsa intensifikuan thirrjet para kryeministrisë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre, studentët ju përgjigjën negativisht thirrjes për dialog të kryeministrit Rama shpërndarë në rrjete sociale. Në tentative të studentëve për të rrethuar simbolikisht me një gardh njerëzor kryeministrinë, policia ju përgjigj me ndërhyrje energjike. Në një moment tensioni studentët hodhë para kryeministrisë bomba tymuese me ngjyrë. Protestës i janë bashkuar dhe studentë nga Durrësi, Shkodra, Elbasani dhe Korça. Një pjesë e studentëve po protestojnë tek Zogu i Zi.

Me kalimin e orëve, mes protestuesve ka patur edhe zëra të rinjsh, e jo vetëm, që kanë bërë thirrje për radikalizim të veprimeve. Studentët janë shprehur se do të ketë një tjetër strategji për orët e pasdites, ndërkohë që vijojnë të kërkojnë nga kryeministri, plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com