KRYEFAQJA » LAJME » Protesta e studentëve shtrihet nga Tirana në qytete të tjera
Protesta e studentëve, në orën 16 skandon afati ndaj qeverisë

Protesta e studentëve shtrihet nga Tirana në qytete të tjera

Protesta e studentëve të Universitetit të Tiranës duket se është përqafuar edhe nga studentet e universiteteve të tjera në vend. Studentët në universitetet e Durrësit, Korçës dhe Elbasanit po protestojnë para godinave të tyre. Në qendër të kërkesave është heqja e pagesës për kreditet e mbartura, ndryshe, pagesa për provimet që duhen përsëritur. Por ata kanë filluar të artikullojnë edhe kërkesa të tjera si përmirësimin e kushteve të mësimit në auditore dhe jetesës në konvikte. Ndërkaq kanë filluar janë shfaqur edhe parrulla të karakterit politik. “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, “Mos na rrëno të ardhmen tonë!”, “Boll i zhvatët studentët”. Studentët i kanë drejtuar një ultimatum qeverisë që të anullojë pagimin e tarifës prej 6700 lekësh për çdo kredit të mbartur deri sot në orën 16:00. Në të kundër ata kanë paralajmëruar se protestat do të përshkallëzohen në demonstrata.
Protestat po zhvillohen në vigjilje të 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë. 28 vjet më parë protestat e rinisë studentore shënuan fillimin e rënies së regjimit komunist 50 vjeçar në Shqipëri. “8 dhjetori i dytë po afron!” thonë disa studentë duke i dhënë karakter politik protestave. Disa përfaqësues të partive politike, kryesisht të opozitës janë afruar të bashkohen me studentët, por janë dëgjuar thirrje që politika të mos tentojë ta përdori këtë protestë. Në Tiranë protesta duket se ka paralizuar lëvizjen e makinave në një pjesë të mirë të qytetit.

Sicred