KRYEFAQJA » LAJME » Protesta e studentëve, pritet masivizimi
Studentët vazhdojnë me protestën, Rame me thirrje për dialog

Protesta e studentëve, pritet masivizimi

Edhe pas dy javësh protesta studentët e universiteteve publike të Tiranës janë të vendosur të vazhdojnë të këmbëngulin para qeverisë për përmirësimin e kushteve të studimit dhe jetesës. Studentët nuk pranojnë të diskutojnë me kryeministrin Rama i cili vazhdon të bëjë thirrje për dialog. Në këtë klimë të tensionuar mosmarrëveshjesh studentët po paralajmërojnë masivizimin e protestës ditën e hënë, ndërsa u kanë bërë thirrje edhe qytetarëve të Tiranës tu bashkohen atyre. Të shtunën dy forcat kryesore politike të opozitës PD dhe LSI dolën publikisht me thirrje për t’ju bashkuar studentëve për të rrëzuar kryeministrin Rama. Ky i fundit i konsideroi si farsë e orkestruar për të marrë peng protestën. Me shumë interes pritet edhe reagimi i ndërkombëtarëve të cilët deri tani janë treguar të rezervuar në komentet dhe qëndrimet e tyre.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com