KRYEFAQJA » LAJME » Protesta e studentëve në ditën e pestë para Ministrisë së Arsimit
Protesta, studentët lajmërojnë bllokim rrugësh

Protesta e studentëve në ditën e pestë para Ministrisë së Arsimit

Protesta e studentëve të universiteteve publike në Shqipëri ka hyrë në ditën e saj të pestë, por duket se kaosi dhe paqartësia po e mbizotërojnë atë. Ndërsa qeveria u tërhoq nga disa vendime të saj dhe u bëri thirrje studentëve për dialog, këta të fundit po rritin tonet e protestës duke kërkuar siç thonë të drejtat e tyre. Pas plotësimit të kërkesës për heqjen e tarifës për provimet e prapambetura, studentët kanë shkuar më tej. Ata kanë kërkuar përgjysmim të tarifës së studimit, rritje në 50 përqind e votës për zgjedhjen e dekanëve e rektorëve, rritje të përfaqësisë së studentëve në bordin e administrimit, mbështetja e studentëve për kërkime shkencore, mbështetja e studentëve të doktoraturës me fonde, përmirësim i kushteve të konvikteve, dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë si dhe pajisja e studentëve me kartë studenti brenda vitit akademik 2018-19.

Në protestën e së dielës mes folësve të ndryshëm në protestë u shkëmbyen replika dhe u bë thirrje që studentët të mos lejojnë ndërhyrjen e politikës. Një pedagog i shkencave të natyrës u ndalua forcërisht të merrte fjalën pas dyshimeve se përfaqësonte një organizatë politike. Në disa parrulla shihen emra pedagogësh që nuk lejohen tu bashkohen studentëve. Protesta vazhdon edhe pse po shoqërohet me replika të shumta mes folësve studentë, ndërsa nuk mungojnë edhe këngët me motive patriotike.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com