KRYEFAQJA » LAJME » Protesta e studentëve në ditën e 8-të

Protesta e studentëve në ditën e 8-të

Mijëra studentë kanë vijuar për të tetën ditë me radhë, protestën e tyre përpara godinës së Minsitrisë së Arsimit dhe Sportit.

Ndryshe nga ditët e tjera, këtë të martë studentëve të të gjitha fakulteteve u janë bashkuar edhe gjimnazistë, të cilët kanë bojkotuar procesin mësimor-edukativ.

Një ditë më parë, studentët protestues, kanë caktuar ditën e sotme si ‘afatin’ e fundit për qeverinë, për të plotësuar 8 kërkesat e tyre.

Ndër kërkesat kryesore të studentëve, renditen: përgjysmimi i tarifave për të gjitha ciklet e studimit, përfaqësimi i studenteve në senatin e akademik dhe bordet e universitetit si edhe rritja e investimeve për përmirësimin e kushteve në konvikte dhe bibloteka.

Sipas studentëve, pas orës 16:00 të kësaj të marte, do të përshkallëzohet protesta, deri në grevë urie.

Ndonëse kanë hyrë në ditën e 8-të të proetstës, studentët edhe një ditë më parë, refuzuan dialogun me kryeministrin Edi Rama, i cili gjatë së hënës pati një komunikim virtual, për ofrimin e zgjidhjeve për kërkesat, por studentët insistojnë në përmbushjen e të gjitha kërkesave, pa qenë nevoja për komunikim të drejtpërdrejtë me kryeministrin.

Kërkesat e fundit të studentëve janë:

  1. Rritja e buxhetit në 5% e PPB me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për cdo nivel studimi, përmirësim e mësimdhënies dhe infrastrukturës (universitete dhe konvikte).
    2. Transparence me buxhetin nga ministria e Arsimit dhe IAL-ve, publikimi të gjitha shpenzimeve online
    3. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe cdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.
    4. Rishikimi i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.
    5. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat Studentore, ligji i arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që bordi i administrimit të IAL-eve të ketë numër të barabartë votash si nga MAS dhe IAL-t si edhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
    6. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-19
    7. Ndërtimi i bibliotekave me starndarde europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.
    8. Vlerësimi i performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikimi i tij online dhe regjistrimi i leksioneve.

Para Mbrapa
Para Mbrapa
Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com