KRYEFAQJA » LAJME » Protesta e studentëve, dalëngadalë drejt shuarjes në disa fakultete
Protesta e studentë, dalëngadalë drejt shuarjes në disa fakultete

Protesta e studentëve, dalëngadalë drejt shuarjes në disa fakultete

Shumica e studentëve në fakultetet e kryeqytetit kanë bojkotuar mësimin edhe këtë të premte , por nuk mungojnë edhe nga ata që i janë rikthyer auditorëve. Nga dita e djeshme studentët e ngujuar brenda fakultetit ekonomik kanë hapur dyert e këtij institucioni arsimor, dhe të gjithë ata që kanë dashur të bëjnë mësim kanë bërë edhe pse kanë qenë të pakët në numër.

Ndërsa në fakultetin e drejtësisë situata vijon të jet e njëjtë që nga dita e parë e ngujimit të studentve brenda ambjenteve të këtij institucioni arsimor . Dera vazhdon të qëndrojë e bllokuar, duke mos lejuar kështu të zhvillojne mesimin edhe ata studentë që duan ti rikthehen auditorëve.

E ndërsa në një pjesë të fakulteteve një pakicë studentësh janë të interesuar për mësim, kjo gjë nuk ndodh në fakultetin e historisë fillologjisë dhe shkencave sociale. Një pjesë e konsiderueshme shtudentësh i janë rikthyer mësimit në fakultetin e shkencave të natyrës.

Bojkoti duket se ështe drejt shuarjes në fakultetin e mjekësisë, atë të gjuhëve të huaja dhe inxhinierisë mekanike, ku shumica e studentëve po zhvillojnë normalisht mësim.

Sicred