KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Protesta e punonjësve të sigurisë, anullohen qindra fluturime në Gjermani

Protesta e punonjësve të sigurisë, anullohen qindra fluturime në Gjermani

Mbi 640 linja fluturimi u anuluan të enjten si shkak i grevës së punonjësve të sigurisë në aeroportet e tri qyteteve gjermane. Mbi 110 mijë pasagjerë u prekën nga demonstratat e paralajmëruara prej ditës së hënë, të cilat kanë si objektiv rritjen e pagesës deri në 20 euro për orë pune për rojat e sigurisë. Grevat e rojeve të sigurisë në aeroportet gjermane të Dyseldorfit, Këlnit dhe Shtutgartit u bënë shkak për anulimin e mbi 600 linjave të fluturimit. Aeroporti më i madh i vendit, ai i Dyseldorfit, deklaroi se u detyrua të anulojë rreth 370 fluturime të planifikuara pasi stafi i sigurisë nuk ishte paraqitur në punë. Sipas autoriteteve, anulimi i fluturimeve parashikohet se ka pezulluar udhëtimin e rreth 110 mijë pasagjerëve. Sindikata për sektorin publik, Verdi, njoftoi se po ushtron presion ndaj administratës për rritjen e pagës për rreth 23 mijë punonjës sigurie në vend. Ndërkaq, shoqata e punonjësve ka ofruar rritje të pagës vetëm me 2 deri në 8 përqind, kundrejt 18 përqindëshit të kërkuar nga sindikata. Një manifestim i ngjashëm u parlajmërua edhe të hënën në dy aeroporte të Berlinit, kur punonjësit kërcënuan me grevë duke anuluar 50 fluturime të ditës. Negociatat mes sindikatës për sektorin publik dhe administratës së aeroporteve pritet të rinisin me 23 janar.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com