KRYEFAQJA » LAJME » Protesta e PD, mbi 1500 policë marrin në mbrotje insitucionet
Policia e Shtetit, çmim të parë në rajon për 2 operacione ndërkombëtare

Protesta e PD, mbi 1500 policë marrin në mbrotje insitucionet

Më shumë se 1500 forca policie nga komisariatet, ato të rendit, njësia speciale, shqiponjat, forcat operacionale, policia rrugore si dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë, janë angazhaur për protestën e paraljmëruar nga Partia Demokratike e cila nisi në orën 12:00.

Rreth orës 09:00 , thuajse të gjitha rrugët që të cojnë në shesh janë pushtuar nga policia dhe mjetet e tyre, ndërsa insitucionet e rëndësisë së veçantë, janë marr nën mbikqyrje të plotë nga forcat Renea. Pak minita para protestës pranë forcave policore janë parë edhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët kanë parë nga afër instalimin e trupës.

Partia Demokratike, paraqiti një ditë më parë, dy kërkesa të tjera duke kërkuar që protesta të mos ketë orarë . Por mësohet se policia e Tiranës i ka ktheyer përgjigje duke i refuzuar kërkesat. Sipas përgjigjes së policisë, ligji për tubimet parashikon që ato kanë orën e fillimit dhe të përfundimit. Policia e Tiranës në dy raste i ka kthyer që kërkesa e tyre nuk pranohet. E nëse protesta do të vijojë, pas orës 16:00, policia thotë se duke ju referuar ligjit, ky tybim do të konsiderohet i paligjshëm.

Në këtë protestë, PD ka parashikuar mbledhjen e rreth 250 mijë protestuesve. Pika kontrolli janë ngritur edhe në akset kryesore të hyrje -daljet në Tiranë, të cilat kontrollojnë persona të dyshuar se mund të jënë problematik dhe të armatosur.

 

Sicred