KRYEFAQJA » LAJME » Protesta e PD, mbërrin mbështjetja e ndërkombëtarëve
Protesta e PD, mbërrin mbështjetja e ndërkombëtarëve

Protesta e PD, mbërrin mbështjetja e ndërkombëtarëve

Në ditën e nëntë të protestës së opozitës së djathtë në Tiranë, kanë mbërritur të tjerë përkrahës ndërkombëtarë. Pas kongresmenëve amerikane të shtyunën, ditën e diele ishte rradha e Paule Ziemak përfaqësuesi i CDU-së. Duke folur përpara protestuesve ai tha se “është koha juaj që ju të merrni në dorë të ardhmen e vendit tuaj”. “A doni një Shqipëri ku kriminelët të kenë më shumë të drejta se sa njerëzit e thjeshtë? Apo doni një vend ku sundon ligji dhe mbështeten njerëzit e thjeshtë dhe punëtorë dhe ku të gjithë të kenë shanse të barabarta pavarësisht se kush je?” pyeti zoti Ziemak. “Në qoftë se doni të jetoni në një vend ku secili të marrë atë që do, duhet të votoni Lulzim Bashën. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë. Ka ardhur momenti që ju mund të ndryshoni diçka. Ky është momenti juaj” tha ai.
Ndërsa Javier Hurtado Mira, kreu i Unionit të të rinjve të djathtë në Evropë, i bëri thirrje kreut të LSI Ilir Meta. “Ne i kërkojmë Ramës që të lërë qeverinë dhe Metës të marrë përgjegjësitë. Meta nëse je socialist i vërtetë nxirre Ramën nga qeveria” tha ai.
Zoti Basha nga ana e tij përsëriti se protestuesit e opozitës do të largohen nga sheshi vetëm me fitore. “Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhje të tjera nuk do të ketë. Qeveri teknike. Qeveri e çliruar nga konflikti i interesit. Qeveri e çliruar nga krimi. Kriminelët dhe droga. Ky është kusht i panegociushëm” tha zoti Basha.

Sicred