KRYEFAQJA » LAJME » Protesta e opozitës tek parlamenti, policia paralajmëron bllokimin e rrugëve
Protesta e opozitës tek parlamenti, policia paralajmëron bllokimin e rrugëve

Protesta e opozitës tek parlamenti, policia paralajmëron bllokimin e rrugëve

Policia e Tiranës njoftoi masat e marra pasi opozita shqiptare paralajmëroi mbajtjen e një proteste para selisë së parlamentit të hënën paradite për të kundërshtuar zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm.
Bllokimi do të fillojë që prej orës 22 të ditës së dielë për të përfunduar deri në orën 13 të ditës së hënë.
Kështu nuk do lejohet lëvizja e mjeteve në :
Rruga “Xhorxh Bush” ( nga Ura e Elbasanit – kryqezimi tek sheshi “Sulejman Pasha”)
Të hënën nga ora 7 deri në përfundim të protestës në hyrjet e qytetit dhe brenda unazës se mesme, nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë të cilat do devijojnë në Unazën e madhe dhe rrugë të tjera alternative.
Do ketë devijim të trafikut në shumë akse rrugore.
Mjetet e transportit të ardhur nga rrethet nuk do lejohen në brendësi të qytetit dhe do te parkohen :
• Tek Terminali në rrugën e “Elbasanit”
• Sheshi “Shqiponja”, rruga “Teodor Keko”.
• Në hyrje të Kombinatit deri tek varrezat e Kombinatit.
• Gjithashtu do te ndalohet futja e mjeteve tek Ura e “Paskuqanit” dhe ura e “Babrroi”.
Policia u sugjeron qytetarëve të largojnë mjetet e tyre në rrugët e përmendura për lehtësuar punën e policisë, pasi në të kundërt mjetet do spostohen me mjete ngritëse.
Gjithashtu luten qytetarët që të shmangin përdorimin e panevojshëm të automjetit ditën e neserme si dhe segmentet që të lidhin me qendren e qytetit dhe rrugen e Elbasanit për shkak te devijimeve dhe kufizimeve që do fillojnë nga ora 08:00 e mengjesit deri në përfundim të protestes.

Sicred