KRYEFAQJA » LAJME » Protesta e opozitës së djathtë hyn në ditën e dytë
Protesta e opozitës së djathtë hyn në ditën e dytë

Protesta e opozitës së djathtë hyn në ditën e dytë

Protesta e opozitës së djathtë shqiptare ka hyrë në ditën e dytë, me thirrjen e përsëritur për dorëheqjen e qeverisë Rama, ngritjen e një qeverie teknike e cila do të çojë vendin në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Disa dhjetra përkrahës të opozitës me udhëheqësit e saj kryesorë, përfshirë kreun e PD Lulzim Basha, e kanë kaluan natën deri në orët e para të mëngjesit në çadrën e ngritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës së qeverisë, pavarësisht shiut që binte dhe motit të ftohtë.  Zoti Basha dhe folës të tjerë akuzuan kryeministrin Rama se nuk jep garanci për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në 18 qershor.  Disa prej krerëve të protestës, kanë filluar të shprehen dhe për nevojën e shtyrjes së zgjedhjeve.
Kryeministri Rama i cili e ka ndjekur nga afër protestën e opozitës, madje ka befasuar duke e transmetuar atë drejtëpërdrejtë në llogarinë e tij në Fejesbuk, ka deklaruar se “Ne do të ndjekim e dëgjojmë me respekt, çdo shprehje pakënaqësie të pakicës, por nuk do të ndalemi asnjë minutë në përmbushjen e misionit tonë për të bërë shtet”.
Policia e ka ndjekur nga afër protestën me patrulla të posaçme. Ministri i brendshëm Saimir Tahiri, mjaft i sulmuar nga opozita tha se ne do ti ruajmë protestuesit.
Tashmë kur protesta po kalon 24 nga fillimi, përkrahësit e opozitës janë pakësuar, por vendimi për të qëndruar përballë qeverisë nuk ka ndryshuar.

Sicred