KRYEFAQJA » LAJME » Protesta e opozitës më 16 shkurt, Policia: Persona me precedentë, duan destabilitet!

Protesta e opozitës më 16 shkurt, Policia: Persona me precedentë, duan destabilitet!

Katër ditë përpara protestës së paralajmëruar nga opozita, Policia e Shtetit u bën apel forcave politike, që të shmangin retorikat, të cilat nxisin veprime kundër rendit e qetësisë publike.

Po ashtu Policia e Shtetit ndan me publikun shqetësimin për përfshirjen në atë tubim të individëve me precedentë penalë apo të nxitur nga aktorë të tretë, të cilët synojnë krijimin e një klime destabiliteti në Shqipëri.

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që s’kanë lidhje me këtë tubim, të marrin masa për kufizimin e lëvizjes së tyre gjatë datës 16 shkurt në mjediset ku do të zhvillohet protesta.

Pritet që gjatë këtyre ditëve, të realizohen kontrolle intensive me qëllim parandalimin e përfshirjes së personave me rekorde dhe precedentë kriminalë në protestë.

Sicred