KRYEFAQJA » LAJME » Protesta e opozitës, Basha : Mosbindje qytetare kundër padrejtësisë dhe grabitjes

Protesta e opozitës, Basha : Mosbindje qytetare kundër padrejtësisë dhe grabitjes

“Akti i sotëm ka bashkuar shqiptarët në një qëndresë dhe mosbindje qytetare kundër padrejtësisë dhe grabitjes” është konkluzioni i opozitës shqiptare në protestën e parë të mosbindjes civile mbajtur paraditen e së enjtes në Tiranë. Këtë e bëri të ditur kreu i PD Lulzim Basha pas një takimi me partive të opozitës. Por për zotin Basha “Edi Rama nuk është tërhequr! Ai sot ka pranuar fajin dhe përsa kohë mban në burg 11 të pafajshëm që kanë vepruar kundër fajit të tij, nuk është tërhequr”.
Duke paralajmëruar se protesta tjetër do të zhvillohet të martën zoti Basha ka këmbëngulur që kryeministri “Të anulojë menjëherë e përgjithmonë taksën korruptive të Rrugës së Kombit dhe të japë përgjejgësi ligjërisht dhe penalisht për terrorizimin e qytetarëve në mes të natës”.
Kreu i PD ju referua edhe protestave të disa bizneseve të vegjël dhe tha se njerëzit janë ngritur se kanë parë se do të pesëfishohet taksa e pronës pa asnjë shpjegim.

Sicred