KRYEFAQJA » LAJME » Protesta e 27 janarit, Basha replikon me Ramën
Protesta e 27 janarit, Basha replikon me Ramën

Protesta e 27 janarit, Basha replikon me Ramën

Kryeministri socialist Edi Rama dhe kundershtri i tij kreu i opozitës Lulzim Basha kanë replikuar në distancë mes tyre në prag të protestës antiqeveriatare që opozita po përgatit. Në Vlorë zoti Basha këmbënguli se përmes protestës shqiptarët do të imponojnë largimin e një qeverie ilegjitime të lidhur me krimin dhe krijimin e një qeverie anti-mafia. “Qytetarët në këmbë me pjesëmarrje masive popullore do të jenë mesazhi më i qartë, që do të flasë më qartë se çdo fjalim politik. Se sundimi i krimit, se sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij në Shqipëri kanë marrë fund dhe janë të papranueshëm” bëri thirrje zoti Basha.
Por kryeministri socialist Rama duke shfrytëzuar 26 vjetorin e krijimit të Forumit Rinor Eurosocialist për të deklaruar se “Kemi një betejë për të fituar përballë gjithë pjesës tjetër të politikës, përballë atyre që janë bashkuar për të penguar drejtësinë për të bërë drejtësi”. “Jemi në një moment historik. Hapja e negociatave është një moment që nuk mund të shtyhet më. Hapja e negociatave, BE stacioni historik i shqiptarëve. Ti bësh bllokadë kësaj do të thotë të jesh qorr dhe shurdh” tha zoti Rama.

Sicred