KRYEFAQJA » LAJME » Protesta e 26 majit, Rama: Protesta tallje që synon të shkatërrojë negociatat
Rama : PD parti e zbrazur mendërisht e politikisht dhe e angazhuar fizikisht

Protesta e 26 majit, Rama: Protesta tallje që synon të shkatërrojë negociatat

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë atyre që duan të protestojnë më 26 maj se janë të lirë në zgjedhjen e tyre, por duhet të mos keqpërdoren nga politika. “Zgjedhja është e lirë dhe bën atë që do. Fatmirësisht koha kur shkoje në protestë dhe nuk ktheheshe në shtëpi, por në morgun e spitalit ka vdekur” tha ai, duke kujtuar ngjarjet e 21 janarit të vitit 2011, kur gjatë protestës së opozitës së atëhershme socialiste para selisë së qeverisë Berisha, katër persona humbën jetën.
Por zoti Rama këmbënguli se protesta e frymëzuar nga opozita është thjeshtë një tallje. “Mendojeni njëherë këtë që po ju them. Mendojeni që të mos ju duket vetja e keqpërdorur me paralajmërim. Që kjo është tallje, që videopërgjimi është i fabrikuar si një videopërgjim i dikujt që nuk është fare aty dhe kjo bëhet për të shkatërruar metrin e fundit për hapjen e negociatave” tha zoti Rama. “Kush nuk i do negociatat duhet të iki në protestë të shkojë atje dhe mos lëvizë deri sa të mos hapen negociatat. Kush i do negiociatat duhet ta dijë që me ose pa dashje shkon aty për të kontribuar të kundërtën” tha ai.

Sicred