KRYEFAQJA » LAJME » Protesta e 16 shkurtit, Mediu: Të jetë e pandalshme!

Protesta e 16 shkurtit, Mediu: Të jetë e pandalshme!

Protesta e 16 shkurtit duhet të jetë e pandalshme, gjykon kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, me qëllimin që ajo të përmbushë qëllimin e saj, rrëzimin e Kryeministrit Rama dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përmes një qeverie tranzitore. Mediu është kundër përsëritjes së skenarit të cadrës së instaluar para selisë së Kryeministrisë, ndërsa thekson pa zbuluar detaje, se ka praktika të tjera për të rezistuar.

Opozitarët janë të përgatitur edhe për zgjedhje të parakohshme, ndërkohë Reforma Zgjedhore mbetet ende një mision i pakryer nga politika. Kjo reformë, nuk është renditur as në 4-ër shtyllat e platformës së bashkëpunimit të koalicionit të djathtë, nënshkruar një ditë më parë. E ndërsa Opozita aspiron zgjedhje të parakoshme parlamentare, më 30 qershorë, vendi do të shkojë në zgjedhje lokale. Kreu demokrat është takuar disa herë me aleatët e tij për këtë garë, për të cilën Mediu shprehet kadegorikisht kundër zonave të lira, por mbetet për kandidatë të përbashkët.

Sicred