KRYEFAQJA » LAJME » Protesta e 13 Prillit, opozita harton strategjinë
Protesta e 13 Prillit, opozita harton strategjinë

Protesta e 13 Prillit, opozita harton strategjinë

PD do të mbledhë të hënën në mesditë Këshillin Kombëtar të saj. Sipas njoftimeve nga brenda kësaj partie në vemendje do të jetë organizimi i protestës antiqeveritare të paralajmëruar për t’u mbajtur më 13 prill. Demokratët dhe aleatët e tyre, tashmë të largua nga parlamenti, kanë paralajmëruar se kjo protestë do të jetë më e madhja e organizuar së fundit nga opozita. Protesta synon largimin nga pushteti të qeverisë Rama, krijimin në vend të një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Kryeministri Edi Rama nga ana e tij ka hedhur poshtë një mundësi të tillë. Ai ka thënë se është i gatshëm të shkojë në vjeshtë në zgjedhje, vetëm nëse në zgjedhjet lokale të 30 qershorit opozita e cilapretendon se ka shumicën, fiton një bashki më shumë se socialistët.
Nga ana e tyre ndërkombëtarët nuk e kanë përkrahur qëndrimin e opozitës, por kanë bërë thirrje për dialog.

Sicred