KRYEFAQJA » LAJME » Pronat e palegalizuara nuk mund të sigurohen

Pronat e palegalizuara nuk mund të sigurohen

Përmbytjet vit pas viti jo vetëm që rëndojnë kushtet e familjeve në zonat e prekura, por janë rëndesë edhe për buxhetin e tyre. Banorët e zonave të përmbytura të qytetit të Shkodrës të cilët janë evakuar, të pyetur rreth sigurimit të shtëpive apo tokave dhe prodhimeve bujqësore, ishin të ndarë në dy grupe. Një pjesë e tyre janë në shtëpi të cilat janë në proces legalizimi dhe ligjerisht nuk mund të sigurojnë pronën e tyre.
“Nuk i kemi të siguruara se jemi në proces legalizimi” thotë një banore.
Ndërsa grupi tjetër i banorëve që shtëpitë e tyre i kanë me dokumenta të rregullta dhe kanë kërkuar të sigurohen, nuk i është marrë përsipër nga kompanitë e sigurimit për zërin e përmbytjeve. Sipas siguruesve ato janë zona në rrezik të lartë të këtij fenomeni natyror.
“Nuk e kanë marrë përsipër kompanitë e sigurimeve, sepse kjo është zonë e rrezikshme që përmbytet çdo vit” thotë një tjetër banor.  Si për ironi shtëpitë e tyre janë siguruar vetëm nga zjarri.
Kompanitë e sigurimit kanë rënë dakort që nëse shteti ka dhënë tapitë, banesat do të sigurohen, por sigurisht që çmimi nuk mund të jetë i njëjtë si për një shtëpitë me rrezik të ulët.

Sicred