KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Pronat, Bylykbashi: Vjedhjet më të mëdha të kësaj qeverie janë bërë në emër të reformave të ashtuquajtuara të mëdha

Pronat, Bylykbashi: Vjedhjet më të mëdha të kësaj qeverie janë bërë në emër të reformave të ashtuquajtuara të mëdha

Vendimi i Qeverisë Rama për pezullimin e titujve të pronësisë në zonat e bregdetit konsiderohet nga demokratët si antikushtues. Për deputetin Oerd Bylykbashi, ky vendim i cili bie ndesh me ligjin themeltar të shtetit edhe me interesin e pronarëve, ka si synim grabitjen e pronarëve legjitim, me perfitues oligarket ne pushtet.
Por çfarë çfarë rruge do të ndjeki Partia Demokratike? A do ti drejtohet ajo Gjykatës Kushtetuese për ankimim? Nëse kjo gjykatë do të funksiononte në kushte normale sigurisht, shprehet Bylykbashi , por kjo gjykate sipas tij është futur qëllimisht në kolaps nga Kryeministri. Në këto kushte e vetmja rrugëzgjidhje mbetet Gjykata e Strazburgut, tha ai.
Per demokratët argumenti i qeverisë se kjo iniciativë që shoqërohet me ngritjen e një task Force i shërben reformës së pronave, nuk është bindës. Sipas deputetit demokrat Bylykbashi, vjedhjet më të mëdha të kësaj qeverie janë bërë në emër të reformave të ashtuquajtuara të mëdha. (Përgatiti Anisa Kadesha)

Sicred