KRYEFAQJA » LAJME » Kryeprokurorja Marku, hetim disipilinor për prokurorin Gina

Kryeprokurorja Marku, hetim disipilinor për prokurorin Gina

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor për vartësin e saj Dritan Gina, pasi ky i fundit refuzoi të zbatonte vendimin për ndërprerjen e komandimit të tij në në Prokurorinë e Elbasanit. Organi i akuzës thotë se Gina nuk pranoi t’u komunikonte prokurorëve të Elbasanit urdhërin e Markut dhe akoma më keq, doli në një deklaratë për mediat ku refuzonte publikisht largimin. Hetimi disiplinor duhet të mbarojë brenda datës 13 mars të këtij viti, thuhet në vendimin e Prokurorisë. Përplasjet e Ginës dhe kryeprokurores nuk janë vetëm administrative, ish – drejtuesi i Elbasanit e ka paditur penalisht Markun. Ndër të tjera ai kërkon “shperblim në masën 100.000 lekë” për prishjen e imazhit si dhe ekspertimin psiko- ligjor, me qellim per te verifikuar gjendjen mendore te kryeprokurores.

Sicred