KRYEFAQJA » LAJME » Prokurorja Anila Leka kalon Vettingu
Prokurorja Anila Leka kalon Vettingu

Prokurorja Anila Leka kalon Vettingu

Prokurorja në Prokurorinë e Përgjithshme, njëherësh kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Anila Leka, ka kaluar me sukses Vettingun. Vendimi është dhënë sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke rikonfirmuar kështu prokuroren Leka në detyrë.
Seanca dëgjimore për prokuroren u zhvillua këtë të hënë, ku u deklarua se sipas ILDKPI-së ajo justifikonte pasuritë e saj dhe kishte bërë deklarime të sakta. Prokurorja Leka ka deklaruar 2 apartamente, një në Tiranë dhe një në Golem, llogari bankare, bono thesari, gjendje cash 11 mijë e 500 dollarë ndërsa si të ardhura ka deklaruar pagën vjetore. Prokurorja Leka është vlerësuar pozitivisht edhe për aftësitës e saj profesionale.

Sicred