KRYEFAQJA » LAJME » Prokuroria sekuestron pasurinë e ish prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla
Prokuroria sekuestron pasurinë e ish prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla

Prokuroria sekuestron pasurinë e ish prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka sekuestruar sot pasurinë e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Vendimi në fjalë vjen pasi Llalla po hetohet për pastrim parash. Sipas hetimeve të Prokurorisë ka dyshime se pasuritë e Adriatik Llallës janë të pajustifikuara, ndërsa vlera e tyre në tregun e pasurive të paluajtshme kap shifrën e 99 milionë lekëve.
Në pasuritë se sekuestruara përfshihet një apartament në qytetin e Durrësit dhe disa parcela toke në Tirane që në total arrijnë deri në 22 mijë metra katrorë.
Është hera e parë në historinë e Shqipërisë që një ish-Prokuror i Përgjithshëm vihet nën hetim për akuzën e rëndë të pastrimit të parave dhe i sekuestrohet pasuria. Akuza në fjalë ishte pothuajse e paralajmëruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit kur e motivoi futjen e familjes Llalla në listën e saj të zezë, duke mos i lejuar të udhëtojnë drejt SHBA, me pretendimin për përfshirje në raste të mëdha korrupsioni të ish kryeprokurorit, gjatë kohës që ka qenë në këtë detyrë.
Adriatik Llalla nuk iu nënshtrua vetingut. Më 11 qershor 2018 Komisioni i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërprerjen e vettingut për ish-kryeprokurorin por saktësoi në vendim edhe pjesën e përjashtimit të ish-kryeprokurorit nga e drejta për të qenë për 15 vite pjesë e organeve te sistemit të drejtësisë. Ndërsa me 10 shkurt 2018 dorëzoi tek presidenti Meta, dorëheqjen nga funksionet e magjistratit dhe nga e drejta që i njeh ligji për tu emëruar në një pozicion në nivel të Apelit.

Sicred