KRYEFAQJA » LAJME » Prokuroria: Ndryshon akuza për Mark Frrokun

Prokuroria: Ndryshon akuza për Mark Frrokun

Ditën kur pritej që gjykata të njihej me kërkesën për vitet e dënimit për ish deputetin kristian demokrat Mark Frroku, prokuroria ndryshon akuzën duke rënduar pozitat e të pandehurit. “Për sa i përket vepres penale të ndërtimit të paligjshëm u provua se në vlerësimin tonë është kryer për qëllim fitimi ne e ndryshojmë akuzën në ngarkim të pandehurit të bazuar në kërkesat e nenit 372 të kodit të proçedurës penale” tha prokurori i çështjes.

Avokati i Mark Frrokut Tomin Prendi tha se kërkesa e Prokurorisë nuk qëndron, pasi në kohën kur është kryer vepra ligji nuk ekzistonte. “ Në rastin konkret mendojmë që nuk ka vend të ndryshohet akuza, pastaj ktë do ta vendose gjykata. Mendojmë që Mark Frroku është i pafajshëm dhe gjykata do ta çmoje në bazë të provave që mban gjatë seancave gjyqësore” u shpreh Tomin Prendi ( Avokati i Mark Frrokut ). Mark Frroku nuk është paraqitur as në këtë seancë. Me akuzën e re, ai rrezikon dënimin deri në 7 vite burg. Prej më shumë se një viti, Mark Frroku është në proçes gjyqsorë i vënë nën akuzë për vrasje në bashkëpunim të një shqiptari në Belgjik në vitin 1999.

Sicred