KRYEFAQJA » LAJME » Prokuroria merr në mbrojtje ish oficeren e policisë
Prokuroria e Përgjithshme, tërhiqen kundërshtarët e kryeprokurores

Prokuroria merr në mbrojtje ish oficeren e policisë

Hetimet për çëshjten Habilaj kanë marr një tjetër shtytje. Të paktën kështu pretendon Prokuroria e Krimeve të Rënda që thotë se pas sigurimit të dëshmisë së një oficere policie në Vlorë, i ka dhënë asaj statusin e “bashkëpuntores”. Dëshmia e ish oficeres së anti-trafikut, ka çuar prokurorinë në verifikime të tjera shtesë që kanë të bëjnë me sistemin TIMS dhe llogarive bankarë të bashkëpuntorëve të Habilajve. E njohur si bashkëjetuesja e Moisi Habilajt, oficerja e policisë, sipas burimeve të Prokurorisë ka pranuar të japë dëshminë kundër Habilajve për llogari të hetimit, por duke kërkuar garanci për jetën dhe për këtë arsye burimet e prokurorisë thonë se ajo është marrë në mbrotje nga Drejtoria për mbrojtjen e dëshmitarëve duke u kthyer në burim informacioni për organin e akuzës. Një ndër episiodet e rrëfyera prej saj, thonë prokurorët, ka të bëjë edhe me fshirjen nga sistemi TIMS, i mjeteve dhe personave që pretendohet se kanë kaluar sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
Dëshmia e saj, është konsideruar si më e rëndësishmja për akuzën, pasi Prokuroria pretendon se nga verifikimet ka rezultuar se ish oficerja e policise ka patur një rol të rëndësishëm në fshehjen e provave.

Sicred