KRYEFAQJA » LAJME » Prokuroria kontrollon banesën e ish ministrit Tahiri
https://youtu.be/5WoCW8nGzhY

Prokuroria kontrollon banesën e ish ministrit Tahiri

24 orë pas marrjes së autorizimit nga parlamenti, katë oficerë gjyqësorë kanë nisur kontrollin në banesën e ish-ministrit Saimir Tahiri e cila gjendet në “Kodrën e Diellit”, një nga zonat e reja rezidenciale të Tiranës. Kontrolli ka nisur rreth orës 14:00, fillimisht pa praninë e zotit Tahiri. Ai ka mbërritur më vonë për të ndjekur nga afër procesin kontrollit.
Kontrolli i banesës së ish ministrit të brendshëm u bë pasi prokuroria e krimeve të rënda kërkoi leje nga parlamenti, ndërsa e ka akuzuar zotin Tahiri për veprën penale të krijimit të organizatës së mbjelljes dhe tregëtisë së  narkotikëve. Vetë zoti Tahiri i ka hedhur poshtë akuzat duke i cilësuar si të frymëzuara politikisht nga opozita.
Kontrolli i banesës së ish ministrit është kërkuar më shumë se një javë më parë. Kundërshtarët e zotit Tahiri kanë pretenduar se vonesa në dhënien e lejes ka bërë që të humbasi elementi i befasisë dhe kanë ngritur dyshimet se zoti Tahiri mund të ketë zhdukur provat.

Sicred