KRYEFAQJA » LAJME » Prokuroria, kërkon 16 vjet burg për bashkëpunëtorin e Mark Frrokut në vrasje
2017-ta shpallet viti i Prenk Jakoves nga Teatri i Operes e Baletit.

Prokuroria, kërkon 16 vjet burg për bashkëpunëtorin e Mark Frrokut në vrasje

Vrasja e shqiptarit Aleksandër Marku në vitin 1999 në Bëlgjikë, ka dy autorë. Prokuroria, kërkoi në një seancë me dyer të mbyllura, dënimin me 16 vite burgim, të Krisjan Marinaj, i akuzuar si bashkëpuntorë në vrasje, me ish – deputetit Mark Frroku. Edhe pse të vënë në të njëjtën akuzë, prokuroria kërkoi gjykimin e ndarë mes tyre për shkak të statusit që mbante deputeti Mark Frroku. Kështu që cështja ndaj tyre u mbajt e vecuar. Kristjan Marinaj, akuzohet se në 5 mars të vititi 1999, në bashkëpunim me Mark Frrokun, vranë në Belgjik, Aleksandër Kurtin. Trupi i tij u gjet i masakruar me thika në një kazan plehrash në periferi të qyteti. Për këte ngjarje akuzohet edhe ish-deputeti Mark Frroku, konkluzionet për të cilin janë shtyrë për në datë 28 Shkurt. Seanca me konkluzionet përfundimtare ndaj Frrokut është shtyrë për të dytën herë ndërsa shkak është bërë mungesa e avokatit dhe të pandehurit në sallën e gjyqit. Mark Frroku akuzohet për akuzën e ‘vrasjes me paramendim, kryer në bashkëpunim’, të ndodhur në vitin 1999 në Belgjikë. Ndaj tij rëndojnë dhe veprat penale të ‘pastrimit të produkteve të veprës penale’, ‘fshehje ose deklarim i rremë i pasurive’ dhe ‘ndërtim i paligjshëm’.

Sicred