KRYEFAQJA » LAJME » Prokuroria: Ishim kundër vendimit të gjykatës për Dritan Dajtin!

Prokuroria: Ishim kundër vendimit të gjykatës për Dritan Dajtin!

Prokuroria nuk është dakord me vendimin e Apelit të Krimeve të Rënda që pranoi gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin duke e shpëtuar atë nga dënimi me burgim të përjetshëm. Për vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për të ulur dënimin e Dritan Dajtit nga burgim i përjetshëm në 25 vjet heqje lirie, Prokuroria pritet të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë. Organi i akuzës është në pritje të zbardhjes së vendimit, i cili rrëzoi atë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila e kishte dënuar me burgim të përjetshëm Dajtin në vitin 2014. Pas kësaj në Gjykatën e Lartë e cila ka mbetur vetëm me katër anëtarë, do të depozitohet ankimimi ku do të kërkohet prishja e vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda. Prokuroria thotë se ishin kundër pranimit të kërkesës së të pandehurit për pranimin e giykimit të shkurtuar, gjë e cila e shpëtoi nga denimi kapital me burg të përjetshëm.

Pas vendimit të Apelit, llogari për Dritan Dajtin bëhet për afatet e paraburgimit. Deri tani ai ka vuajtur 10 vite të tilla, që i llogariten rreth 15 vite burg. Dajti akuzohet nga Prokuroria, për vrasjen e ish oficerëve Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Saimir Duçkollarri gjatë një shkëmbimi zjarri në 7 gusht 2009. Nga përplasja me armë, ai mbeti vetë i plagosur dhe u vra miku i tij Ledio Mara.

Nga ajo ditë, procesi gjyqësorë i kësaj dosje ishte nje kalvar i gjatë, pasi vetëm në shkallën e parë u zhvilluan 276 seanca. Shqyrtimi i saj është ndoshta gjyqi më i gjatë penal, zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. Mes prokuroreve e gjygjëtarëve nga njëri krahë dhe Dritan Dajtit nga krahu  tjetër, pati debate të forta dhe në disa raste edhe kërcënime.

Sicred