KRYEFAQJA » LAJME » Prokuroria e Tiranës sekuestron bisedën e plotë mes Bjankut dhe Bibës
Prokuroria e Tiranës sekuestron bisedën e plotë mes Bjankut dhe Bibës

Prokuroria e Tiranës sekuestron bisedën e plotë mes Bjankut dhe Bibës

Ajo që po konsiderohet si Çështja e “Shantazhit” ndaj Gjykatës së Strasburgut, ka njohur sot një zhvillim të ri. Prokuroria e Tiranës ka vendosur të sekuestrojë materialin bruto të bisedës mes gjyqtarit të Strasburgut Ledi Bjanku dhe nënkryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Denar Biba.
Kjo prokurori ka nisur hetimet për ndikim të paligjhshëm të personave që ushtron funksione publike. Një ditë më parë media publikoi një audiopërgjim sipas të cilit nën kryetari i KQZ Denar Biba, në emër të sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë Engjëll Agaçi i ka kërkuar gjyqtarit që përfaqëson Shqipërinë në Gjykatën e Strasburgut, për të mbyllur problemin e pronave. Opozita e ka konsideruar si provë tronditëse të një organizate mafioze, por qeveria e ka quajtur budallallëk që nuk ka nevojë për pergjigje.

Sicred