KRYEFAQJA » LAJME » Prokuroria e Tiranës, heqje lirie për Adrian Xhillarin

Prokuroria e Tiranës, heqje lirie për Adrian Xhillarin

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka paraqitur në Gjykatë konkluzionet përfundimtare lidhur me çështjen penale në ngarkim të administratorit të kompanisë “TEA Construction and Petrol” Adrian Xhillari. Kjo kompani akuzohet se ka shitur 4.4 milionë litra naftë të papërpunuar “Virgin” duke shmangur akcizën. Kjo sasi është marrë nga depot e saj për t’u dërguar për përpunim, por nuk figuron e regjistruar për t’u përpunuar. Prokuroria ka shpjeguar se nafta virxhin është shitur në pika të ndryshme karburanti që kompania ka në mbarë vendin. Prokuroria ka kerkuar qe te dekleraohet fajtor i pandehuri Ardian Xhillari për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i Taksave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Për këto tre vepra penale prokuroria kërkon dënim perfundimar me 15 vjet heqje lirie dhe heqje te së drejtës të ushtrimit të detyrave drejtuese për një periudhë prej 10 vjeçari. Gjitashtu prokuroria ka kërkuar edhe vendosjen e një gjobe për 5 milion lekësh për kompaninë, si dhe ka kërkuar për dy të pandehurit Lula Njebza 5 vjet heqje lirie dhe Mirarbër Teneqexhiu 3 vjet heqje lirie për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”.

Sicred