KRYEFAQJA » LAJME » Prokuroria e Përgjithshme: Po shantazhohen prokurorët
Një mafioz (shqiptim italian: [maːfja]) është një lloj i sindikatës së krimit të organizuar, aktivitetet primare të të cilit janë mbrojtja e shantazhit, arbitrimi i mosmarrëveshjeve midis kriminelëve dhe organizimi dhe mbikëqyrja e marrëveshjeve dhe transaksioneve të paligjshme. Mafias shpesh angazhohet në aktivitete sekondare si kumari, sharkimi i huasë, trafiku i drogës, prostitucioni dhe mashtrimi.

Prokuroria e Përgjithshme: Po shantazhohen prokurorët

Kërcënimet në sallën e gjyqit të prokurorit të Prokurorisë së Krujës, kanë cuar në reagimin e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila shpreh shqetësimin se sjelljet intimiduese kundër prokurorëve, janë shtuar ndjeshëm. Prokuroria vlerëson reagimin e shpejtë të policisë së shtetit me arrestimin e N.Ç i cili kërcënoi në sallën e gjyqit prokurorin pasi ky i fundit kërkoi dënimin e të birit në bazë të provave me 8 vjet burg. “Pavarësisht se nuk është rasti i parë që një prokuror kërcënohet për shkak të detyrës, Prokuroria e Përgjithshme është vënë në dijeni se sjelljet intimiduese kundër prokurorëve, si zyrtarë të rëndësishëm të shtetit, janë shtuar ndjeshëm” nënvizon prokuroria duke kërkuar me forcë nga të gjithë folësit publikë që të tregojnë maturi kur komentojnë punën e prokurorëve. Prokuroria e Përgjithshme, duke ritheksuar mbështetjen e saj për Reformën në Drejtësi.