KRYEFAQJA » LAJME » Prokuroria e Përgjithshme, Marku merr detyrën nga Llalla
Kryeprokurorja e përgjithshme Arta Marku konfirmohet në detyrë

Prokuroria e Përgjithshme, Marku merr detyrën nga Llalla

Afro 24 orë pas zgjedhjes në krye të prokurorisë së përgjithshme Arta Marku ka shkruar në selinë se institucionit qëndror të akuzës, ku është pritur nga kreu i deritanishëm Adriatik Llalla. Biseda mes tyre ka zgjatur rreth 30 minuta dhe më pas zoti Llalla është larguar nga Prokuroria e Përgjithshme.
Zonja Marku është zonja e dytë që drejton prokurorinë e përgjithshme shqiptare, pas Ina Ramës. Ajo u zgjodh në një atmosferë tejet të tensionuar në parlamentin shqiptar të hënën më 18 dhjetor, në një seancë ku dominoi dhuna dhe bombat tymuese, por dhe protesta nga përkrahësit e opozitës jashtë parlamentit.  Opozita e kundërshtoi fort zgjedhjen e zonjës Marku duke e quajtur antikushtetuese, ndërsa maxhoranca e konsideroi si të ligjshme. Ndërkombëtarët dënuan dhunën dhe mbrojtën zgjedhjen e shefes së re të prokurorisë duke dhënë shpresa se Reforma në Drejtësi në Shqipëri do të vazhdojë.

Sicred