KRYEFAQJA » LAJME » Prokuroria Durrës, 8 persona dërgohen për tu gjykuar
Prokuroria Durrës, 8 persona dërgohen për tu gjykuar

Prokuroria Durrës, 8 persona dërgohen për tu gjykuar

8 persona janë dërguar për tu gjykuar pas përfundimeve të hetimeve nga prokuroria e Durresit . Mbi të akuzuarit rëndojnë akuzat e “Falsifikimi i dokumenteve”dhe “Shpërdorimi i detyrës” lidhur me abuzimin me pronat në Ishëm dhe Gjirin e Lalëzit . Ne krye te kesaj liste eshte Sulejman Ibrahimi, ish- Kryetar i Komunës Ishëm, por edhe Ornela Shëmlikaj , Enver Shima, dhe Shpresa Merdita, te gjithe punonjes te kesaj komune. Hetimi i kryer nga institucionet ligjzbatuese në Durrës ka nisur për shkak të abuzimit me ndarjen e tokave dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike të plazheve Ishëm dhe Gjiri i Lalëzit.  Nga auditi i kryer është konstatuar që në ish-komunën Ishëm funksionarët kanë lidhur 10 kontrata për dhënie me qera të hapësirës publike për plazh me rërë me kohëzgjatje 10 vjet.Bëhet fjalë për një njësi përfaqe 81086 m2 e dhënë gjatë viteve 2013-2015. Sipas ligjit, parcelat duhet të jepeshin me një kontratë 3 vjecare, por ish-zyrtarët kanë abuzuar duke e dhënë për një periudhë 10-vjeçare.Ndërkaq po nga kjo komunë janë lidhur 86 kontrata qeraje me të tretë për dhënien me qera të hapësirës publike plazh. Faktet për të cilën janë akuzuar të pandehurit, kanë të bëjnë me katër raste për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” e kryer në bashkëpunim. Per nndjekje penale jane edhe perfituesit e siperfaqevet e tokes perkatsisht Bujar Barushi, ka fituar një sipërfaqe toke prej 3586 m2, e ndodhur në fshatin Gjuriçaj.Fadil Hoxha ka përfituar një sipërfaqe toke prej 5200 m2.Gjergj Çerri, ka përfituar një sipërfaqe tokë arë prej 2000 m2, e ndodhur në fshatin Bizë dhe Rruzhdi Alla, ka përfituar një sipërfaqe tokë arë prej 5800 m2, e ndodhur në fshatin Bizë.

Sicred