KRYEFAQJA » LAJME » Prokuroria: 126 vite burg për grupin “Xibraka”

Prokuroria: 126 vite burg për grupin “Xibraka”

Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar dënimin me 126 vite heqje lirie për 9 anëtarët e grupit të njohur trafikut të drogës “Xibraka”. Me tyre është edhe ish nipi i diktatorit komunist Enver Hoxha, Ermal Hoxha, për të cilin është kërkuar një dënim prej 13 vjet heqje liri. Prokuroria e ka konsideruar si grup “i strukturuar kriminal trafikonte lëndë narkotike”.
Operacioni ndaj grupit “Xibraka” nisi më 17 dhjetor 2014 kur autoritetet gjermane informuan Prokurorinë për Krime të Rënda mbi organizimin e një aktiviteti të trafikimit të një sasie lënde narkotike të dyshuar si kokainë nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Sipas prokurorisë grupi ka importuar në Shqipëri një sasi lënde në përmbajtje të së cilës ka qenë e fshehur kokainë. Në Xibrakë të Elbasanit grupi kish ngritur një laborator filtrimi ku përpunohej lënda bazë që përmbante kokainën deri sa nxirrej në formën e saj përfundimtare, e gatshme për t’u trafikuar.

Sicred