KRYEFAQJA » LAJME » Prokurori i përkohshëm, Rama sërish i kërkon Bashës bashkëpunim
Prokurori i përkohshëm, Rama sërish i kërkon Bashës bashkëpunim

Prokurori i përkohshëm, Rama sërish i kërkon Bashës bashkëpunim

Kryeministri Edi Rama, sërish i kërkon kreut të opozitës Lulzim Basha, të shprehë gadishmërinë për arritjen e një konsensusi për emrin e ri të prokurorit të përgjithshëm me një mandat të përkohshëm. Në një komunikim me rrjetet sociale, kreu i mazhorancës shkruan:” Lulzim Basha është koha për të vënë drejtësinë mbi frikën nga drejtësia; dialogun mbi çdo mjet tjetër politik; negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE mbi gjithçka që na ndan në parti të ndryshme.”
Gjatë ditëve të fundit, kryeministri Rama vazhdimisht i ka bërë thirrje kreut të PD-së Basha që zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm të shërbejë si pikënisje e një Pakti Kombëtar për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Sicred