KRYEFAQJA » LAJME » Prokurori Bujar Sheshi para trupës gjykuese të Vetting-ut
Prokuroria e Tiranës sekuestron bisedën e plotë mes Bjankut dhe Bibës

Prokurori Bujar Sheshi para trupës gjykuese të Vetting-ut

Bujar Sheshi, prokuror i Apelit për Krime të Rënda ka dalë para trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t’ju nënshtruar procesit të vettingut. Sheshi i cili ka një karrierë të gjatë si jurist dhe përfaqësues i institucionit të akuzës në Shqipëri pritet që të rikonfirmohet në detyrë nga trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Xhensila Pine, Genta Tafa (Bungo). Prokurori zotëron një apartament 59 metra katror të justifikuar nga të ardhurat e tij ndërsa ka deklaruar edhe një shtesë apartamenti të lëgalizuar nga ALUIZNI, por nuk ka deklaruar shpenzimet për të, si edhe një banesë një katëshe 162 metra katror me oborr e fituar si trashëgimi nga halla e tij. Sheshi ka deklaruar një veturë të blerë në 2005, 7 mijë euro. Sipas ILDKPI-së, deklaratat e tij të pasurisë për vitet 2003 dhe 2004 nuk kanë qenë të qarta. Subjekti nuk ka deklaruar një shtesë sipër apartamentit të tij aktual dhe as shpenzimet e kryera për të por sipas ALUIZNI-t kjo strukturë nuk është shtesë pasi dalja në lartësi është nga brenda aprtamentit të tij dhe ndaj subjekti nuk ka patur detyrimin për ta deklaruar. Nga ana tjetër sipas DSIK-së, SHESHI nuk ka kontakte me persona të papërshtatshëm ndërsa edhe nga ana profesionale është vlerësuar si i përshtatshëm për të vijuar detyrën. Vendimi për Bujar Sheshin do të jepet ditën e mërkurë 24 tetor ora 10.

Sicred