KRYEFAQJA » LAJME » Prokurorët sherr me Donika Prelën, padia
Prokurorët sherr me Donika Prelën, padia

Prokurorët sherr me Donika Prelën, padia

Dhjetë prokurorë të Krimeve të Rënda do të ngrenë padi ndaj kreut të kësaj Prokurorie Donika Prela dhe kryeprokurores së përkohshme Arta Marku për urdhrin e pezullimit nga detyra dhe ankim civil në gjykatë për pavfleshmëri absolute të urdhrit të nisjes së procedimit. Bëhet fjalë për grupin e prokurorëve që refuzuan dosjen “Shullazi”. Procedimi disiplinor ndaj dhjetë prokurorëve po ndiqet nga drejtoria e inspektimit në prokurorinë e përgjithshme. Ky vendim nuk ka kaluar pa tensione mes prokurorëve. Ata kanë dashur ta takojnë në zyrë drejtuesen Donika Prela, por kur kjo e fundit ka refuzuar. Tre prej tyre  kanë hyrë me forcë në zyrën e Prelës, ndërsa kjo e fundit ka kërkuar edhe ndihmën e policisë. Ndërkohë prokurorët shpërndanë një letër ku vënë në dijeni ambasadat e huaja për situatën dhe refuzimin e tyre për të marrë në këtë fazë çështjen “Shullazi”. Sipas tyre shorti për pretencën kishte probleme me ligjshmërinë. “Argumentimi ligjor nuk u mor parasysh nga Donika Prela.”– thuhet në letrën publike të 10 prokurorëve.

Sicred