KRYEFAQJA » LAJME » Prokurorët çojnë Kodin e Procedurës Penale në kushtetuese
“Vettingu”, të hënën një tjetër gjykatës kushtetues në shqyrtim

Prokurorët çojnë Kodin e Procedurës Penale në kushtetuese

Unioni i Prokurorëve të Shqipërisë ju drejtua sot Gjykates Kushtetuese me një tjetër ankimim. Por kësaj here nuk bëhet fjalë për ndonjë nga ligjet e Reformës në Drejtësi. Ata kërkojnë shpalljen si antikushtetues të një sëri nenesh dhe fjalish nga Kodi i Procedurës Penale.
Ky kod u rishikua nga Kuvendi pak muaj më parë duke ju përshtatur reformimit të sistemit të drejtësisë dhe tani do të duhet të kalojë testin e vlefshmërisë në Gjykatën më të lartë të vendit, për përputhjen e tij me dokumentin themelor të shtetit.
Palët e interesuara në këtë proces janë Kuvendi i Shqipërisë dhe Ministria e Drejtësisë, ndërsa disa nga nenet e ankimuara kanë të bëjnë me procedurat që ndjekin prokurorët në rutinën e tyre përballë trupave gjyqësore të Shqipërisë.
Megjithatë një pjesë e neneve të ankimuara edhe pse jo drejtperdrejtë lidhen me zbatimin në praktikë të paketës së re të Reformës në Drejtësi, ku bëhet fjalë për marrëdhënien e re që do të kenë Prokurorët dhe Gjykatat pasi të nisë në praktikë ndërtimi i piramidës së re të drejtësisë.

Sicred