KRYEFAQJA » LAJME » Prokurorja e përgjithshme takohet me ministrin e brendshëm
Këshilli i Legjislacionit, PD : Prokurorja Marku u zgjodh pa kaluar vetingun

Prokurorja e përgjithshme takohet me ministrin e brendshëm

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku është takuar me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Sipas një njoftimi të dalë nga zyra e saj, në qendër të bisedës “…ishte procesi i Vetingut në sistemin e drejtësisë, si edhe i njëjti proces i pritshëm edhe në radhët e Policisë së Shtetit”. Gjithnjë sipas njoftimt “Dy titullarët shprehën dakordësinë e plotë se këto procese kërkojnë një komunikim të vazhdueshëm dhe intensiv, me qëllim realizimin sa më të plotë dhe të shpejtë të pastrimit të institucioneve të sigurisë dhe të sistemit të drejtësisë nga zyrtarët me probleme në integritetin profesional dhe personal”.
Gjatë takimit prokurorja e përgjithshme Arta Marku ka nënvizuar rëndësinë specifike që ka bashkëpunimi ndërmjet Prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme në forcimin e sigurisë në vend, si edhe në pëmbushjen e prioriteteve të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian. Ajo ka shprehur angazhimin maksimal për koordinimin ndërinstitucional, me qëllim zhvillimin me sukses të hetimeve të rëndësishme, si edhe të çdo procedimi penal me impakt të lartë shoqëror.
Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj ka deklaruar se institucioni që ai drejton, si edhe Policia e Shtetit, do të vijojnë forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ku prioritet do të jetë lufta kundër korrupsionit.

Sicred