KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Projektuesi i urës Morandi, kish dhënë alarmin 39 vite më parë
Projektuesi i urës Morandi, kish dhënë alarmin 39 vite më parë

Projektuesi i urës Morandi, kish dhënë alarmin 39 vite më parë

Projektuesi i urës Morandi, që u shemb në Xhenova dhe për pasojë humbën jetën 43 persona, kishte paralajmëruar rreth 39 vite më parë për rrezikun që mbarte strukura e urës. Inxhinieri Rikardo Morandi, kishte deklaruar 39 vite më parë se mendoj se herët a vonë, ndoshta pas pak vitesh, do të jetë e nevojshme një ndërhyrje për të evidentuar zonat që janë të ndryshkura dhe të ekspozuara dhe për ti mbuluar me materiale shtesë kimike që janë rezistente. 39 vite më parë Morandi shkruante se struktura është e ekspozuar nga erërat detare të cilat janë tejet të ngarkuara me kristale të kripë dhe përplasen me urën. Kësaj situate, shkruan ai, i shtohen dhe tymërat kimikë industriale. Morandi nënvizonte se pjesa e jashtme e strukturës por sidomos ajo përballë detit janë të rrezikuara drejtëpërdrejtë nga tymërat acid dhe kështu shfaqin probleme që kanë origjinë kimike. Pra, shton ai, do të kenë humbje të rezistencës. Morandi sillte në vëmendje dhe piastrat që lidhin pjesë të urës, për të cilat sugjeronte zëvendësimin në jo më larg se pesë vitesh. Sipas tij në vend të tyre duhej të ishin vendosur materiale më rezistente. Inxhinieri përfundonte shkrimin e tij mbi qëndrimin afatgjatë të urës, duke nënvizuar nevojën për të mbrojtur sipërfaqen e rrugës dhe për të rritur rezistencën ndaj materialeve kimike dhe amortizimit.

Sicred