KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Projektligji i kinematografisë: Kineastët kundër ndryshimeve nga Ministria

Projektligji i kinematografisë: Kineastët kundër ndryshimeve nga Ministria

Kineastët shqiptarë kundërshtojnë ndryshimet e bëra nga ministria në projektligjin për “Artin dhe kulturën”. Ata janë mbledhur në ambientet e Universitetit të Arteve për të diskutuar se si do të përballen me ndryshimet që projektligji ka pësuar ndonëse mbledhjen e kanë zhvilluar pa praninë e medias. Projektligji parashikon që ndër të tjera Qendra Kombëtare e Kinematografisë të kaloje në varësi të Ministrisë së Kulturës duke humbur sipas tyre kështu pavarësinë e saj. Jashtë kamerave ata e konsiderojnë këtë një cënim të rëndë të pavarësisë së kinematografisë shqiptare në përgjithësi, pasi duke iu referuar Nenit 5 të këtij projektligji kalojmë nga “vendimi i këshillit të ministrave” tek “urdhëri i Ministrit përgjegjës për Kulturën dhe artin”.

Teksa nga ministria e përcaktojnë këtë hap si lehtësim proçedurash, kineastet këtë e cilësojnë si centralizim të metejshëm. Në njoftimin e shpërndarë për media, thuhet se: anëtarësia e gjashtë shoqatave kinematografike u mblodh për të diskutuar lidhur me projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, si dhe projektvendimin e Këshillit të Ministrave “Për riorganizimin e shkollës së lartë jopublike “Marubi…”.

Ligji “Për kinematografinë”, i hartuar dhe miratuar bazuar në eksperiencat më të mira evropiane, në vitin 1996, ka krijuar skemën më demokratike dhe bashkëkohore të prodhimit të veprave kinematografike, ndaj vlerësohet e papranueshme që sot, në vitin 2018 të bëhen hapa mbrapa – deklarojnë kineastet.  Ata kundërshtojnë në themel iniciativat e ndërmarra, pasi konstatojnë asgjësimin e parimeve bazë mbi të cilat funksionon kinematografia shqiptare. Projektvendime të tilla – thonë ata- minojnë skemën bazë me të cilën funksionon konkurimi i lirë dhe përzgjedhja e projekteve. Komuniteti i kineastëve shqiptare e cilëson këtë një nga tentativat e vazhdueshme për të tjetërsuar formën juridike dhe buxhetin e QKK, në favor të interesave dhe te individëve caktuar ku nga Ministria e Arsimit është propozuar që një pjesë e buxhetit të QKK-së të shkoje për Shkollën Jo publike Marubi.

Kineastët që kanë zgjedhur një antarësi prej 5 personash për të përfaqësuar interesat e tyre para se projektligji të shkojë në kuvend dhe të ndjekin hapat ligjore për kundërshtimin e këtyre ndryshimeve për të cilat thonë ata- nuk jemi pyetur.

(Visited 444 times, 2 visits today)
Sicred