KRYEFAQJA » LAJME » Projekti “Grow” në shkollën “Fan Noli”
Projekti , Grow, në shkollën Fan Noli

Projekti “Grow” në shkollën “Fan Noli”

Futbolli vazhdon të përfshijë mjaft fëmijë në lojën e tij. Këtë e vërteton edhe projekti “Grow” , një nismë që është shtrirë në shkollat 9-vjeçare të Tiranës, Durrësit, Shkodrës e disa qytete të tjera të vendit. Në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, nxënësit e klasave të para, djem dhe vajza, nën drejtimin e instruktorit të FSHF-së, Florian Shkreta dhe dy mësuesve të edukimit fizik, Pandeli Kuleçi dhe Endri Tele kanë zhvilluar një orë mësimi futbolli. Futbolli, këta fëmijë kaq të vegjël, i tërheq në një mënyrë të jashtëzakonshme, vajzat gjithashtu përveç djemve. Për më tepër futbolli është një lojë që luhet nga të gjithë. Ky projekt shërben për të përzgjedhur në të ardhmen elementët e duhur, ata që kanë talent për ta vazhduar më tej këtë sport, thekson profesor Kuleçi. Nxënësit e vegjël kanë kryer me shumë dëshirë dhe pasion ushtrime të ndryshme me topin dhe në fund kanë zhvilluar disa minuta lojë futbolli. Për t’u vlerësuar është fakti se edhe vajzat e vogla kishin mjaft dëshirë për të luajtur futboll.

Sicred