KRYEFAQJA » LAJME » Projekti “Brand Albania”; Markë kombëtare për të mbështetur agrobiznesin dhe zhvillimin e turizmit

Projekti “Brand Albania”; Markë kombëtare për të mbështetur agrobiznesin dhe zhvillimin e turizmit

Në tregun shqiptar së shpejti do krijohet një markë kombëtare për të mbështetur agrobiznesin dhe zhvillimin e turizmit. Qeveria në partneritet me organizata të ndryshme do promovojnë prodhimet vendore të cilësisë më të lartë me synim zhvillimin e ekonomisë dhe turizmit. Catherine Johnson shprehet: “Projekti  “Brand Albania” ka një rëndësi dhe një rol të rëndësishëm për bujqësinë dhe turizmin për të zhvilluar ekonominë shqiptare. Ky projekt do të krijojë një trupe kombëtare për një markë të unifikuar për produktet bujqësore autentike shqiptare. Kjo nisem do të na ndihmojë për çertifikimin dhe rritjen e cilësisë së prodhimeve. Agjensia për zhvillimin rural hap dyert për fermerët për të promovuar produktet e tyre autentike shqiptare. Projekti, nëpërmjet një financimi prej 500 mijë dollarësh nga REG, do të ofrojë asistencë të drejtpërdrejtë teknike për sektorin privat, duke inkurajuar përkrahjen dhe bashkëpunimin me Qeverinë Shqiptare për të krijuar ‘Brand Albania’, një instrument që promovon prodhime vendore të cilësisë së lartë dhe iniciativa të lidhura me turizmin.

Sicred