KRYEFAQJA » LAJME » Ura Vajgurore synon të kthehet në pikë turistike

Ura Vajgurore synon të kthehet në pikë turistike

Ura Vajgurore, qyteza – port për të hyrë në Berat, së fundmi po fokusohet te mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit. Pastërtinë e mjedisit dhe sigurinë i vlerësojne si A-të e kësaj nisme. Prej pak kohësh kanë përfunduar investimet përgjatë lumit Osum duke shmangur jo vetëm rrezikun e përmbytjes, por duke i dhënë qytezës një pamje estetike krejt tjetër: “Të tjera projekte me të ardhurat e bashkisë ose jo, do të jetësohen në të ardhmen” thotë për RTSH kryebashkiakja Juliana Memaj. Bashkia e Urës Vajgurore ka dhe disa projekte për gjenerimin e turizmit arkeologjik pasi në këtë zonë ndodhet kalaja e Krotinës apo qyteza ilire e Dimalit.