KRYEFAQJA » LAJME » Projekt për pyllëzimin e Lagunës së Kune – Vainit

Projekt për pyllëzimin e Lagunës së Kune – Vainit

Në lagunën e Kune-Vainit do të nisi nga puna zbatimi i një projekti i cili synon një pyllëzim i plotë. Ky pyllëzim do të mbrojë një pjesë të madhe të kësaj lagune nga erozioni dhe përmbytjet.
Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi tha me këtë rast se pyllëzimi dhe moratorimet kanë për qëllim mbrojtjen e faunës. “Projekti që kemi ardhur sot që të lancojmë është një nga projektet që do të shpëtojë në masën më të madhe një nga perlat e Shqipërisë, që është laguna e Kune Vainit. Projekti ka për qëllim të krijojë një kanal i cili do të mbrojë lagunën, do të sjellë ujin e kripur dhe po ashtu një pjesë shumë e rëndësishme e projektit do të jetë mbjellja e pemëve. Në procesin tonë të madh për pastrimin e Shqipërisë kuptojmë problematikat e kësaj zone, por po ashtu kuptojmë edhe pyllëzimin” tha zoti Klosi.
Sipas projektit brenda vitit 2020 në lagunën e Kune Vainit do të mbjellin 2 milion e 200 mijë pemë. Projekti “Arritja e përshtatjes së Lagunës Kune-Vain përmes adaptimit të bazuar në ekosistem“ që po fillon zbatimin do të përfundojnë në fund të vitit 2019.

Sicred