KRYEFAQJA » LAJME » Projekt për financimin e bujqësisë/4.6 milion dollarë për sipermarrjen rurale

Projekt për financimin e bujqësisë/4.6 milion dollarë për sipermarrjen rurale

Për të ndihmuar sipërmarrjet e vogla e të mesme rurale agjensia japonezë për bashkëpunim ndërkombëtar ka filluar në vendin tonë një projekt 4 vjeçar asistencë teknike. Projekti me vlerë 4.6 milion dollarë synon të përmirsoje jetesën e 40 mijë sipërmarrësve rural. “Me këtë projekt qeveria japoneze Deh Zhajka dëshirojnë të ndihmojnë sipërmarrjet e vogla e të mesme që të ketë akses financiar lehtësisht për të pasur më të lehtë në aplikim kredie apo një njohje më të thellë financiare. Kjo ndihmë vjen me qëllimin kryesor që fermerët me këto mundësi financiare të gjenerojnë të ardhura”. Ndërsa zv ministri i bujqësisë theksoi se janë tashmë edhe 20 milion euro nga buxheti i shtetit për fermerët. “Kemi rreth 20 milion euro që do jenë për fermerët nga buxheti i shtetit të cilat do shërbejnë për të rritur prodhimin në fermë, do rrisin koperimin mes fermerëve si dhe do suportojnë industrinë agro-përpunuese”. Ky projekt në Shqipëri do të zbatohet nga Shoqata e Kursimeve dhe Kredive, FED invest, për të ofruar shërbime financiare në zonat rurale të vendit.

Sicred