KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Programi Kombëtar i Rilindjes Rurale, lind “Akademia e 100 fshatrave”

Programi Kombëtar i Rilindjes Rurale, lind “Akademia e 100 fshatrave”

Programi Kombëtar i Rilindjes Rurale, veçmas “Projekti i 100 fshatrave”, ka marrë një shtysë të re. Kryeministri Edi Rama ka prezantuar “Akademia e 100 fshatrave”, një mundësi për të ofruar informacion dhe asistencë për çdo nismë për të investuar në fushën e agroturizmit. “Akademia e 100 fshatrave” do të jetë një rrjet bashkëpunimi mes qeverisë dhe botës universitare, për projektet e Programit Kombëtar të Rilindjes Rurale në funksion të 100 fshatrave të përzgjedhur për t’u kthyer në destinacione të reja turistike.

“Në këto 100 fshatra do i kthejmë në destinacione të mirëfillta turistike për t’i dhënë hov një zhvillimi ekonomik dhe social aty ku deri sot kjo duket e pamundur dhe për të nxjerrë në pah potencialet e mëdha për një qasje të ndryshme ndaj të nesërmes, kudo ku ka mundësi për të zhvilluar një bujqësi apo blegtori intensive janë tërësisht të kufizuar” tha zoti Rama.

“Ne besojmë shumë që turizmi dhe në rastin konkret agroturizmi si një mekanizëm i tërheqjes drejt fshatit, falë bukurive të jashtëzakonshme natyrore, vlerave të trashëgimisë kulturore, historisë dhe historive për tu treguar është një instrument efikas dhe i papërdorur deri më sot për daljen nga varfëria për kthimin e vëmendjes së emigrantëve ndaj vendlindjes me investime që sjellin të ardhura dhe për krijimin e një efekti zinxhir që do të çlirojë energji jo thjesht ku prekim po në gjithë hapësirat rreth e rrotull” shtoi më tej ai.

Sicred